Musliu- Haxhiut: Përçarëse, grua e indoktrinuar, sulmove Kuvendin dhe kolegët me gaz lotsjellës - Gazeta Express
string(91) "musliu-haxhiut-percarese-grua-e-indoktrinuar-sulmove-kuvendin-dhe-koleget-me-gaz-lotsjelles"

Lajme

Gazeta Express

26/07/2025 23:35

Musliu- Haxhiut: Përçarëse, grua e indoktrinuar, sulmove Kuvendin dhe kolegët me gaz lotsjellës

Lajme

Gazeta Express

26/07/2025 23:35

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu, ka shpjeguar në seancën e Kuvendit arsyet pse partia e saj nuk ka mbështetur Albulena Haxhiun për kryetare të Kuvendit.

Në fjalën e saj, Musliu ka qenë tejet kritike ndaj ministres në detyrë, duke e cilësuar si një figurë të papërshtatshme për të qenë në krye të Kuvendit.

“Ajo refuzohet sepse është përçarëse, është akuzuese dhe një grua pa mendim politik. Është gruaja më e indoktrinuar në skenën politike të Kosovës”, tha Musliu nga foltorja e Kuvendit.

Deputetja e PDK-së e kujtoi të kaluarën politike të Haxhiut, duke përmendur edhe incidentin me gaz lotsjellës në Kuvend, si dhe menaxhimin e çështjes së humbjes së mostrave në rastin e Astrit Deharit.

“Është gruaja që ka sulmuar Kuvendin dhe kolegët e saj me gaz lotsjellës. Është ministrja që nuk dha dorëheqje kur u humbën mostrat e rastit Dehari,” shtoi Musliu.