Dështon edhe farsa e fundit në Kuvend, Kurti s'i ka 61 vota, nga nesër në fuqi ndalesa e Gjykatës për deputetët - Gazeta Express
string(108) "deshton-edhe-farsa-e-fundit-ne-kuvend-kurti-si-ka-61-vota-nga-neser-ne-fuqi-ndalesa-e-gjykates-per-deputetet"

Lajme

Gazeta Express

26/07/2025 22:47

Dështon edhe farsa e fundit në Kuvend, Kurti s’i ka 61 vota, nga nesër në fuqi ndalesa e Gjykatës për deputetët

Lajme

Gazeta Express

26/07/2025 22:47

Ka dështuar edhe seanca e fundit për konstituimin e Kuvendit të Kosovës, e cila po mbahet sonte pak para përfundimit të afatit kushtetues.

Kjo seancë është përcjellë me disa përpjekje për fjalime nga PDK e LDK, të cilat janë përcjellë me zhurmë nga deputetët e LVV-së të cilët kanë folur nga vendet.

Dehari si çdo seancë, ka drejtuar seancën teknikisht sipas udhëzimeve partiake, gjë që ka çuar në dështim të konstituimit.

Sonte në orën 00:00, hyn në fuqi vendimi i Gjykatës Kushtetuese që ndalon çfarëdo veprimi nga deputetët deri me datën 8 gusht.