Ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla pret që sonte të konstituohet kuvendi.Kështu u shpreh ai para mediave teksa ka hyrë në objektin e Kuvendit të Kosovës.
Kujtojmë, sot përfundon afati njëmujor i Kushtetueses për konstituimin e Kuvendit, pas së cilës hyn në fuqi masa e përkohshme po nga Kushtetuesja, 27 korrik deri 8 gusht, brenda së cilës deputetët e zgjedhur nuk guxojnë të marrin asnjë vendim sa i përket konstituimit të Kuvendit.
Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani ka thënë për KosovaPress se pa konstituim të Kuvendit nuk mund të ketë zgjedhje të jashtëzakonshme, ani pse tejkalohet afati tridhjetë ditorë.