Deputetja Sala Jashari: Asnjë e re nuk do të donte ta niste punën kështu, shpresoj që VV-ja ka reflektuar - Gazeta Express
string(103) "deputetja-sala-jashari-asnje-e-re-nuk-do-te-donte-ta-niste-punen-keshtu-shpresoj-qe-vv-ja-ka-reflektuar"

Lajme

Gazeta Express

26/07/2025 21:54

Deputetja Sala Jashari: Asnjë e re nuk do të donte ta niste punën kështu, shpresoj që VV-ja ka reflektuar

Lajme

Gazeta Express

26/07/2025 21:54

Deputetja më e re e Kuvendit të Kosovës, Sala Jashari nga radhët e PDK-së, ka deklaruar se asnjë i ri apo e re nuk do të donte ta niste punën në këtë mënyrë.

Ajo shpreson se Vetëvendosje ka reflektuar dhe nuk do ta lejojë që procesi të zvarritet edhe më tej, pasi qytetarët kanë nevojë për lidership të vërtetë.

“Asnjë i ri apo e re nuk do të donte ta niste punën në këtë mënyrë. Shpresoj që Vetëvendosje ka reflektuar dhe të mos lejojë që ky proces të zvarritet edhe më tej, sepse qytetarët kanë nevojë për lidership të vërtetë. Inatet nuk duhet të jenë parësore. Në çdo tentativë kemi pritur diçka ndryshe”, është shprehur Jashari.