Gazetarja e T7, Blerta Zuka gjatë një lidhje direkte në emisionin Pressing në T7 ka konfirmuar se ka pasur një takim në Presidencë, mes Vjosa Osmanit dhe liderit të VV’së, Albin Kurti. Po ashtu ka pasur edhe një takim tjetër mes Osmanit dhe liderit të NISMA’s, Fatmir Limaj.
Takimet tha se kanë qenë të zhvilluara ndarasi.
“Është konfirmuar se ka pasur një takim në Presidencë, mes Vjosa Osmanit dhe Albin Kurti si dhe mes Vjosa Osmanit dhe Fatmir Limajt, takimet kanë qenë ndaras”, tha gazetarja Zuka.