Gyokeres zbulon pse zgjodhi Arsenalin: Ishte klubi i duhur për mua - Gazeta Express
string(65) "gyokeres-zbulon-pse-zgjodhi-arsenalin-ishte-klubi-i-duhur-per-mua"

Futboll

Gazeta Express

26/07/2025 21:18

Gyokeres zbulon pse zgjodhi Arsenalin: Ishte klubi i duhur për mua

Futboll

Gazeta Express

26/07/2025 21:18

Viktor Gyökeres është tashmë zyrtarisht pjesë e Arsenalit dhe nuk ka humbur kohë për të treguar arsyet pse vendosi t’i bashkohet “Topçinjve”.

Sulmuesi suedez, i cili erdhi pas një sezoni spektakolar me Sporting Lisbonën, tha se gjithçka lidhej me projektin, stilin e lojës dhe vizionin që pa te Arsenali.

“Thjesht ndjeva që Arsenali ishte klubi i duhur për mua,” u shpreh Gyökeres pas firmosjes së kontratës. “Ajo që dëgjova nga Mikel [Arteta] dhe Andrea [Edu Gaspar] kur bisedova me ta, si dhe gjithçka që kam parë nga Arsenali vitet e fundit – mënyra se si luajnë futboll – më bënë ta zgjedh këtë klub.”

Për Arsenalit, transferimi i Gyökeres shihet si një hap i madh për të forcuar repartin ofensiv, ndërsa për vetë lojtarin është një mundësi për t’u dëshmuar në Premier League dhe për të vazhduar formën e tij mbresëlënëse.

Tifozët tashmë presin me padurim ta shohin suedezin me fanellën me numrin 14, një numër legjendar në “Emirates”, me shpresën se do të rikthejë shkëlqimin dhe golat që ky numër dikur garantonte.