Kryesuesi i seancës konstituive, Avni Dehari, pas dështimit të sotëm në orën 11:00, ka ftuar një seancë tjetër për sonte në orën 22:00.
Duket që arsyeja për lënien e kësaj seance kaq vonë, është aktiviteti i kryetarit të tij, Albin Kurti, të cilit Dehari për më shumë se 50 seanca i është bindur me saktësi për atë se si duhet ta drejtojë seancën.
Kurti para pak minutash në faqen e tij në ‘facebook’ ka njoftuar për takimin me strukturat në Vushtrri, ku edhe kanë caktuar zyrtarisht kandidatin për kryetar të kësaj komune për zgjedhjet lokale të vjeshtës.
“Dr. Sylejman Meholli e përfaqëson Vushtrrinë në VETËVENDOSJE! dhe VETËVENDOSJE!-n në Vushtrri. Me mbështetjen e qytetarëve dhe me besimin tonë në fitore, ai është kandidati ynë për kryetar të komunës në zgjedhjet e tetorit”, ka shkruar Kurti në profilin e tij.