Reagime ndaj nënës së Edon Zhegrovës, që fyu gazetaren Qeqa Krelani - Gazeta Express
string(66) "reagime-ndaj-nenes-se-edon-zhegroves-qq-fyu-gazetaren-qeqa-krelani"

Futboll

Gazeta Express

26/07/2025 19:22

Reagime ndaj nënës së Edon Zhegrovës, që fyu gazetaren Qeqa Krelani

Futboll

Gazeta Express

26/07/2025 19:22

Rrjeti i Grave Gazetare të Kosovës (RrGGK) ka dalë me një reagim ndaj gjuhës fyese dhe seksiste të përdorur ndaj gazetares sportive Qendresa Krelani nga nëna e futbollistit të Kombëtares së Kosovës, Edon Zhegrova.

Në komunikatë, RrGGK thekson se sulmet verbale, fyerjet dhe komentet që synojnë të poshtërojnë gratë në gazetari janë të papranueshme dhe rrezikojnë të dekurajojnë vajzat dhe gratë që punojnë në një fushë tashmë të dominuar nga burrat, siç është gazetaria sportive.

“Sulmet e tilla nuk janë vetëm kundër një individi, por përbëjnë një goditje direkte ndaj parimeve të barazisë gjinore dhe lirisë së shprehjes në profesionin tonë”, thuhet në reagim.

RrGGK ka shprehur mbështetje të plotë për Qendresa Krelanin, duke e inkurajuar që të vazhdojë punën me profesionalizëm, pavarësisht sulmeve dhe gjuhës denigruese. “Shënjestrimi i grave gazetare përmes gjuhës së urrejtjes nuk do të na ndalë, përkundrazi, na forcon edhe më shumë për të ngritur zërin kundër çdo forme të seksizmit dhe dhunës verbale ndaj grave në media”, thuhet më tej.

Kjo komunikatë u shpërnda edhe nga Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës.