Podujeva në ditën e dytë të përballjes me zjarre masive – Komuna apelon për kujdes dhe ndihmë nga qytetarët - Gazeta Express
string(105) "podujeva-ne-diten-e-dyte-te-perballjes-me-zjarre-masive-komuna-apelon-per-kujdes-dhe-ndihme-nga-qytetaret"

Lajme

Gazeta Express

26/07/2025 18:33

Podujeva në ditën e dytë të përballjes me zjarre masive – Komuna apelon për kujdes dhe ndihmë nga qytetarët

Lajme

Gazeta Express

26/07/2025 18:33

Komuna e Podujevës ka apeluar të gjithë qytetarët që të kenë kujdes të shtuar në lidhje me ndezjen e zjarreve.

Komuna ka hyrë në ditën e dytë në luftën me vatrat e zjarreve, që po ndalen nga autoritetet dhe vullnetarët.

“Temperaturat e larta, ndihmuar edhe nga era kanë sjellë një gjendje jashtëzakonisht të rënduar, me zjarre të shkaktuara nga pakujdesia, kanë shkaktuar një gjendje të rënduar mjedisore, aq më tepër kur dyshimet janë për zjarrvënie të qëllimshme” thuhet në njoftimin e Komunës.

Ky është njoftimi i plotë:

APEL PËR KUJDES!

Të nderuar qytetarë, jemi në ditën e dytë të përballjes me zjarre masive nëpër pyjet tona, në disa fshatra.

Me qëllim të ruajtjes së ambientit tonë jetësor, pyjeve, ajrit, ujit, tokës bujqësore, biodiversitetit, pasurisë, shëndetit dhe jetës së njerëzve, ju lusim për kujdes të shtuar dhe ndihmë në shuarjen e zjarreve.

Temperaturat e larta, ndihmuar edhe nga era kanë sjellë një gjendje jashtëzakonisht të rënduar, me zjarre të shkaktuara nga pakujdesia, kanë shkaktuar një gjendje të rënduar mjedisore, aq më tepër kur dyshimet janë për zjarrvënie të qëllimshme.

Ju kujtojmë që zjarrvënia e qëllimshme është vepër penale, e cila ndëshkohet sipas legjislacionit në fuqi.

Të nderuar qytetarë, ju lusim që zjarret e ndezura për përgatitje të ushqimit si, flija, pjekje të misrit, grill, apo djegie të mbeturinave të fiken në tërësi me ujë, duke u siguruar që mos të ketë rindezje të tyre.

Çdo zjarr që shihni, apo çdo person i cili shkakton zjarr nga pakujdesia ose qëllimshëm ta lajmëroni menjëherë në numrat:

193 – Shërbimi i zjarrëfikësve

192 – Policia e Kosovës

112 – Agjencia e Menaxhimit Emergjent

Veprimet e shpejta nga ju, janë kontribut i çmuar në parandalimin dhe shuarjen e zjarreve!