Krasniqi: Seanca në orën 22:00 s’u thirr për të bërë zgjidhje, por për të tallur shtetin - Gazeta Express
string(84) "krasniqi-seanca-ne-oren-2200-su-thirr-per-te-bere-zgjidhje-por-per-te-tallur-shtetin"

Lajme

Gazeta Express

26/07/2025 14:45

Krasniqi: Seanca në orën 22:00 s’u thirr për të bërë zgjidhje, por për të tallur shtetin

Lajme

Gazeta Express

26/07/2025 14:45

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, ka thënë se vazhdimi i seancës në orën 22:00 të cilën e thirri kryesuesi i seancës Avni Dehari nuk po u bë me qëllim të gjetjes së zgjidhjes, por për të vazhduar talljen me shtetin nga partia e parë.

“Meqenëse vazhdimi i abuzimit u shfaq edhe sot në qasjen autoritare e imponuese që e kemi ndjekur që nga seanca e parë nga ana e kryesuesit dhe ai na ftoi përsëri që të jemi këtu nga ora 22:00 siç po shihet jo për të bërë zgjidhje apo për ta respektuar Kushtetutën, por për të vazhduar talljen me shtetin dhen me qytetarët, unë nuk po e mbaj fjalën tash, por me mirëkuptim po kërkoj që në vazhdimin e seancës ta them atë që e kam planifikuar”.

Ai tha se gjatë kohës sa ka shërbyer si deputet asnjëherë “situatë më absurde s’ka pasë”./Express/