Vdes ish-pjesëtari i UÇK-së, Abedin Kodra - Gazeta Express
string(40) "vdes-ish-pjesetari-i-uck-se-abedin-kodra"

Lajme

Gazeta Express

26/07/2025 13:36

Vdes ish-pjesëtari i UÇK-së, Abedin Kodra

Lajme

Gazeta Express

26/07/2025 13:36

Është ndarë nga jeta ish-pjesëtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Abedin Kodra.

Lajmin për vdekjen e tij e ka bërë të ditur faqja “Prekazi” në Facebook, ku u tha se Abedini ishte pjesëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ku dha kontribut të jashtëzakonshëm në luftën për liri dhe çlirimin e vendit.

Pas luftës, sipas kësaj faqe, ai vazhdoi misionin e tij në shërbim të qytetarëve, si pjesëtar i Shërbimit të Zjarrfikjes dhe Shpëtimit në Skenderaj.

“I përkushtuar, punëtor i palodhshëm dhe shembull frymëzimi për të gjithë, Abedini dha një kontribut të çmuar në rritjen e sigurisë dhe ndihmën ndaj bashkëqytetarëve në momente të vështira”, tha faqja “Prekazi”.

Për vdekjen e tij ka shkuar edhe Sindikata e Zjarrfikësve të Kosovës. Muharrem Beka nga kjo Sindikatë, tha se Kodra “ishte shembull i përkushtimit, një punëtor i vyer dhe i palodhshëm, i cili dha një kontribut të çmuar në shërbim të sigurisë së qytetarëve të Skenderajt dhe më gjerë”.

Sindikata i ka shprehur ngushëllime familjes Kodra, bashkëluftëtarëve, kolegëve zjarrfikës, miqve, shokëve dhe të gjithë atyre që njohën Abedinin.

Varrimi i të ndjerit bëhet sot, në ora 17:00, në Prekaz të Poshtëm./EO/