Aksion anti-drogë në Pejë, kapen rreth 3 kilogram, para "cash" e armë zjarri, arrestohet një i dyshuar - Gazeta Express
string(97) "aksion-anti-droge-ne-peje-kapen-rreth-3-kilogram-para-cash-e-arme-zjarri-arrestohet-nje-i-dyshuar"

Lajme

Gazeta Express

26/07/2025 12:31

Aksion anti-drogë në Pejë, kapen rreth 3 kilogram, para “cash” e armë zjarri, arrestohet një i dyshuar

Lajme

Gazeta Express

26/07/2025 12:31

Zëdhënësi i Prokurorisë Themelore të Pejës, Shkodran Nikçi, në një përgjigje për Express ka njoftuar për një bastisje që është zhvilluar mbrëmë në Pejë nga njësiti anti-drogë e ku është arrestuar një i dyshuar, të cilit i janë gjetur rreth 3 kilogram drogë, armë zjarri e para të gatshme.

 “Janë kapur rreth 3 kilogram drogë, armë të zjarrit dhe mjete të tjera, para cash, dhe është arrestuar një person”, ka treguar Nikçi.

Ai ka thënë se sot Prokurori do të kërkojë masën e paraburgimit për të dyshuarin e arrestuar.

“Sot do të parashtrohet kërkesa për paraburgim”, ka deklaruar ai./Express/