Momenti emocionues kur Albërie Hadërgjonaj interpretoi këngën kushtuar Ibrahim Rugovës në dasmën e vajzës së tij, Teutës - Gazeta Express
string(119) "momenti-emocionues-kur-alberie-hadergjonaj-interpretoi-kengen-kushtuar-ibrahim-rugoves-ne-dasmen-e-vajzes-se-tij-teutes"

Rozë

Gazeta Express

26/07/2025 11:56

Momenti emocionues kur Albërie Hadërgjonaj interpretoi këngën kushtuar Ibrahim Rugovës në dasmën e vajzës së tij, Teutës

Rozë

Gazeta Express

26/07/2025 11:56

Fotografi i njohur shqiptar, Norik Uka, ka ndarë me ndjekësit e tij në TikTok një nga momentet më prekëse të dasmës së Teuta Rugovës, vajzës së presidentit historik të Kosovës, Ibrahim Rugova.

Teuta Rugova kurorëzoi dashurinë e saj me martesë me Agron Gjeloshajn, djalin e aktivistit të njohur Nikë Gjeloshaj.

Ceremonia nisi në rezidencën familjare, vijoi me një kurorëzim solemn sipas riteve katolike në Katedralen e Prishtinës dhe u përmbyll me një festë madhështore në Hotel Emerald.

Videoja e publikuar nga Noriku ndriçon një moment të veçantë, ku këngëtarja e mirënjohur shqiptare, Albërie Hadërgjonaj, si e ftuar nderi, performon live këngën ikonike kushtuar presidentit Ibrahim Rugova.

Videon mund ta shihni në këtë LINK

Interpretimi i saj prekës ka emocionuar të gjithë të pranishmit, ndërsa shihet edhe vetë Teuta Rugova teksa përlotet nga ky dedikim i veçantë për të atin.

Ky moment u përjetua me shumë ndjeshmëri nga familjarët, miqtë dhe mysafirët, duke i dhënë dasmës një dimension emocional dhe të paharrueshëm.

Postimi i Norik Ukës është pritur me reagime të shumta dhe komente mirënjohëse, teksa ndjekësit vlerësuan jo vetëm emocionin e kapur në video, por edhe profesionalizmin e tij në dokumentimin e një dite kaq të veçantë. /Telegrafi/