Gacaferi i "GUXO"-s që kandidoi për deputet në listën e VV-së pëlqen postimin ku bëhet thirrje të digjen media të sulmohen gazetarët me acid - Gazeta Express
string(138) "gacaferi-i-guxo-s-qe-kandidoi-per-deputet-ne-listen-e-vv-se-pelqen-postimin-ku-behet-thirrje-te-digjen-media-te-sulmohen-gazetaret-me-acid"

Lajme

Gazeta Express

26/07/2025 12:20

Gacaferi i “GUXO”-s që kandidoi për deputet në listën e VV-së pëlqen postimin ku bëhet thirrje të digjen media të sulmohen gazetarët me acid

Lajme

Gazeta Express

26/07/2025 12:20

Luan Gacaferi, i cili në zgjedhjet e fundit ka kandiduar për deputet në listën e Lëvizjes Vetëvendosje si anëtar i partisë GUXO, ka pëlqyer në rrjetin social ‘facebook’ një postim të një llogarie me emrin “Ralf Manni”, në të cilin postim bëhet thirrje për t’ua vënë flakën mediave dhe për t’i sulmuar gazetarët e Kosovës me acid, shkruan Gazeta Express.

Ky postim i cili përmban thirrje për dhunë dhe sulm ndaj mediave e gazetarëve i postuar nga kjo llogari, vjen pas publikimit në media të incidentit të ndodhur mes një qytetari dhe deptuetes Fitore Pacolli.

Postimi:

 “Pasi mediat dhe portalet e financuara dhe dirigjuara nga shërbimet sekrete serbe, kanë fillua të tentojnë të promovojnë dhunën mbi deputetët e zgjedhur me shumicë të votave të qytetarëve, atëherë nuk mbetet tjetër vetëm të i bëhet thirrje qytetarëve të Kosovës që të rrebelohet dhe të i djegin tërë mediat dhe portalet që promovojnë këtë dhunë dhe punëtorëve të tyre të ju hedhin acid”, thuhet në postimin e “Ralf Manni”

Screenshot i pëlqimeve, ku një nga emrat është edhe Luan Ibrahim Gacaferi.

Llogaria e Luan Gacaferit:

Në faqen e partisë GUXO që drejtohet nga Donika Gërvalla e Faton Peci, Luan Gacaferi figuron si bashkëkryetarë i Degës në Gjermani, ku edhe jeton. Gjithashtu Gacaferi figuron si një ndër themeluesit e partisë që drejtohet nga Gërvalla e Peci.

Prezantimi i tij si kandidat për deputet nga lideri i VV-së, Albin Kurti.