Douglas Luiz i refuzon West Hamin, Nottinghamin e Evertonin – e do transferimin te një klub i madh - Gazeta Express
string(95) "douglas-luiz-i-refuzon-west-hamin-nottinghamin-e-evertonin-e-do-transferimin-te-nje-klub-i-madh"

Sport

Gazeta Express

26/07/2025 12:13

Douglas Luiz i refuzon West Hamin, Nottinghamin e Evertonin – e do transferimin te një klub i madh

Sport

Gazeta Express

26/07/2025 12:13

Douglas Luiz ka krijuar një pengesë të re në planet e Juventusit për ta shitur atë këtë verë, me raportime nga Italia që thonë se braziliani dëshiron të firmosë vetëm me një klub të madh – duke lënë jashtë planeve ekipe si Everton, West Ham dhe Nottingham Forest.

Sipas asaj që ka raportuar Tuttosport këtë mëngjes, mesfushori nuk është kundër rikthimit në Premier League, por vetëm nëse bëhet fjalë për një klub elitar. Kjo i zbeh ndjeshëm shanset e klubeve të mesit të tabelës për ta afruar atë.

Douglas Luiz nuk u paraqit në grumbullimin stërvitor të Juventusit ditën e enjte, gjë që ka shkaktuar pakënaqësi në klub. Megjithatë, “Zonja e Vjetër” mbetet e qetë dhe e vendosur në kërkesat e saj, duke mos lëvizur nga vlera që i ka vendosur lojtarit.

Juventusi kërkon 40 milionë euro për mesfushorin, pasi kishte shpenzuar 50 milionë euro për ta blerë nga Aston Villa vetëm verën e kaluar. Klubi ka marrë oferta edhe nga Arabia Saudite, por Luiz i ka refuzuar, duke ritheksuar se dëshiron të luajë vetëm për një klub të madh në Evropë.

Kjo situatë vështirëson planet e Juventusit për të balancuar financat dhe për të krijuar hapësira për transferime të reja, pasi shitja e Douglas Luiz ishte një pjesë kyçe e strategjisë së verës./GazetaExpress/