Tragjedi në Budva, 65 vjeçari vret vëllain dhe nipin pas zënkës për transport të udhëtarëve me anije - Gazeta Express
string(99) "tragjedi-ne-budva-65-vjecari-vret-vellain-dhe-nipin-pas-zenkes-per-transport-te-udhetareve-me-anije"

Lajme

Gazeta Express

26/07/2025 9:56

Tragjedi në Budva, 65 vjeçari vret vëllain dhe nipin pas zënkës për transport të udhëtarëve me anije

Lajme

Gazeta Express

26/07/2025 9:56

Policia e Malit të Zi ka arrestuar V.S. nga Budva, i cili dyshohet se ka vrarë vëllain e tij S.S. dhe djalin e vëllaiz të tij këtë mëngjes në Budva, transmeton Express.

Vrasja e dyfishtë ndodhi në një bar në plazhin Slovenska.

Siç raporton “Vijesti”, policia e Budvës ka njoftuar se të shtënat kanë ndodhur rreth orës 8 të mëngjesit të sotëm në rrugën Slovenska. 

Oficerët e policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje, ku gjetën të dyshuarin, gjetën një armë zjarri dhe e arrestuan të dyshuarin.

Të dy vëllezërit janë përfshirë në transportimin e turistëve me anije për vite me radhë.

Sipas raportimeve vrasjet kanë ndodhur pas një zënke që autori dhe viktimat kanë pasur rreth transportit të udhëtarëve me anije.