Haradinaj për masën e Kushtetueses: Masë e shkurtër, pritet zgjidhje finale brenda dy javësh - Gazeta Express
string(90) "haradinaj-per-masen-e-kushtetueses-mase-e-shkurter-pritet-zgjidhje-finale-brenda-dy-javesh"

Lajme

Gazeta Express

26/07/2025 9:23

Haradinaj për masën e Kushtetueses: Masë e shkurtër, pritet zgjidhje finale brenda dy javësh

Lajme

Gazeta Express

26/07/2025 9:23

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, tha se masa e përkohshme e Gjykatës Kushtetuese
është shumë e shkurtër vetëm dy javë.

Ai tha se pret që brenda kësaj kohe të ketë një vendim final të Gjykatës Kushtetuese.

“Si e tillë është vetëkuptuar edhe me vendimin e parë që të ketë një afat 30-ditor. Masa është shumë e shkurtër, vetëm dy javë, që i bie që Gjykata do të dalë edhe me një vendim të ri brenda dy javëve. Shpresoj që do të jetë një zgjidhje finale. Deri më 8 gusht janë vetëm dy javë dhe do të dalë me siguri me një sqarim të ri, me një masë finale se si do të veprohet, për shkak se më 27 korrik përfundon afati 30-ditor. Është dashur të përmbyllet me një proces final”, tha Haradinaj.

Sipas tij, dëmet janë të mëdha në fusha të ndryshme. Ai shtoi se periudha 30-ditore është dashur të shfrytëzohej për të gjetur zgjidhje institucionale.

“Dëmet janë të shumta si në planin e brendshëm ekonomik, të sigurisë, planin e jashtëm ndërkombëtar me kredibilitetin tonë. Dëmet financiare që nuk po i marrim fondet që na takojnë. Buxheti nuk po funksionon, të gjitha këto janë pasoja. Ishte dashur të shfrytëzohej 30-ditëshi për t’u gjetur formula për të zgjedhur kryeparlamentarin, sepse ka opsione për krijimin e qeverisë. Nëse jo, është dashur t’u kalonte e drejta partive të tjera”, shtoi ai.

Haradinaj akuzoi kryeministrin në detyrë, Albin Kurti, për bllokimin e proceseve në vend.

“Po e shihni që zoti Kurti po e mban peng Kosovën, e ka ndarë mendjen të bëjë keq e më keq vendin. Krejt çka po i ndodh Kosovës është në favor të armiqve të Kosovës, më së shumti të Serbisë dhe Rusisë. Ai po e udhëheq me përpikëri agjendën e tyre”, tha për EO, kryetari i AAK-së.