Një punëtor sigurimi i një lokali në Ferizaj ishte cak i një sulmi me thikë nga katër persona mbrëmjen e djeshme.
Nga plagët e rënda ai u dërgua në QKUK, ndërsa policia arriti të arrestojë dy nga sulmuesit, ndërsa dy të tjerë u arratisën.
Të dyshuarit u dërguan në mbajtje për 48 orë.
“Rr. Dëshmorët e Kombit, Ferizaj 25.07.2025 – 20:55. Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë, për shkak se së bashku me dy të dyshuar tjerë që gjenden në arrati e kanë sulmuar fizikisht me mjete të forta dhe mjet të mprehtë – thikë viktimën mashkull kosovar, i cili ka qenë duke punuar në një kafiteri si sigurim fizik. Si pasojë e sulmit viktima fillimisht ka marrë ndihmë mjekësore në Qendrën Emergjente Ferizaj, pastaj për shkak të lëndimeve të rënda është dërguar në QKUK. Dy të dyshuarit pas intervistimit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje për 48 orë, rasti vazhdon të hetohet”, tha policia në raportin 24-orësh./Express/