Nga pakujdesia goditi këmbësorin, policia jep detaje për aksidentin fatal dje në rrugën Prishtinë-Mitrovicë - Gazeta Express
string(106) "nga-pakujdesia-goditi-kembesorin-policia-jep-detaje-per-aksidentin-fatal-dje-ne-rrugen-prishtine-mitrovice"

Lajme

Gazeta Express

26/07/2025 8:43

Nga pakujdesia goditi këmbësorin, policia jep detaje për aksidentin fatal dje në rrugën Prishtinë-Mitrovicë

Lajme

Gazeta Express

26/07/2025 8:43

Një person ka mbetur i vdekur dje nga një aksident trafiku në rrugën nacionale Prishtinë-Mitrovicë.

Në raportin e sotëm, policia tha se dyshohet se shoferi i një veture nga pakujdesia ka goditur një këmbësor, të cilit i shkaktoi lëndime vdekjeprurëse.

Policia tha se në vendngjarje është konstatuar vdekja e viktimës, ndërs trupi është dërguar në IML.

“Fsh. Llazarevë, Obiliq  25.07.2025 – 18:17. Në rrugën nacionale Prishtinë-Mitrovicë i dyshuari mashkull kosovar, derisa ishte duke drejtuar veturën,  dyshohet nga pakujdesia ka goditur viktimën mashkull kosovar-këmbësor të cilit i ka shkaktuar lëndime vdekjeprurëse. Ekipi mjekësor ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka konstatuar vdekjen e viktimës. Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion”.