Arrestohet polici për aksidentin në rrugën Prishtinë-Mitrovicë, viktima ishte staf civil i PK-së - Gazeta Express
string(95) "arrestohet-polici-per-aksidentin-ne-rrugen-prishtine-mitrovice-viktima-ishte-staf-civil-i-pk-se"

Lajme

Gazeta Express

25/07/2025 22:52

Arrestohet polici për aksidentin në rrugën Prishtinë-Mitrovicë, viktima ishte staf civil i PK-së

Lajme

Gazeta Express

25/07/2025 22:52

Hetuesit e IPK-së janë njoftuar sot në orët e mbrëmjes nga Policia e Kosovës për një aksident trafiku.

Një zyrtar policor është arrestuar pasi dyshohet se i njëjti, jashtë detyrës zyrtare me veturë private e ka shkaktuar aksidentin në rrugën Prishtinë – Mitrovicë, ku vdiq një 53-vjeçar.

Sipas njoftimit, viktima L.S., ishte staf civil në Policinë e Kosovës, teksa zyrtarit policor i është caktuar masa e paraburgimit prej 48 orëve.

“Aksidenti raportohet se ka ndodhur në rrugën Nacionale Prishtinë-Mitrovicë, përkatësisht në fshatin Llazarevë, ku një zyrtar policor jashtë detyrës zyrtare duke qarkulluar me veturën private ka shkaktuar aksident trafiku me fatalitet, ku si pasojë e aksidentit fatkeqësisht ka vdekur qytetari L.S (staf civil në Policinë e Kosovës)”.

“Në vend të ngjarjes kanë dalë hetuesit e IPK-së, njësitë relevante policore dhe prokurori kujdestar nga Prokuroria Themelore në Prishtinë”, thuhet në njoftim, transmeton Klankosova.tv.

Tutje, IPK-ja tha se në lidhje me rastin është iniciuar rast penal me veprën penale “rrezikim i trafikut publik”.