Zjarre në Podujevë, digjet sipërfaqe e madhe me pisha - Gazeta Express
string(52) "zjarre-ne-podujeve-digjet-siperfaqe-e-madhe-me-pisha"

Lajme

Gazeta Express

25/07/2025 22:14

Zjarre në Podujevë, digjet sipërfaqe e madhe me pisha

Lajme

Gazeta Express

25/07/2025 22:14

Disa vatra zjarri kanë kapluar fshatin Pakashticë të komunës së Podujevës pasditen e kësaj të premteje.

Lajmin e ka bërë të ditur kryetari i kësaj komune, Shpejtim Bulliqi, i cili tha se është djegur një sipërfaqe e konsiderueshme me pisha.

“Brigada e zjarrfikësve së bashku me Policinë e Kosovës janë në terren dhe po angazhohen me kapacitet të plotë për lokalizimin dhe shuarjen e zjarrit”, tha ai.

Tutje, Bulliqi u bëri thirrje qytetarëve që të tregojnë kujdes të shtuar dhe të mos ndezin zjarre në ambiente të hapura.

“Ndaj personave që shkaktojnë zjarrvënie të qëllimshme do të ndërmerren masa ligjore dhe do të gjobiten konform ligjit”, tha ai.