Xabi Alonso bllokon transferimin e lojtarit të Realit, e ka pjesë të planeve - Gazeta Express
string(75) "xabi-alonso-bllokon-transferimin-e-lojtarit-te-realit-e-ka-pjese-te-planeve"

Sport

Gazeta Express

25/07/2025 19:55

Xabi Alonso bllokon transferimin e lojtarit të Realit, e ka pjesë të planeve

Sport

Gazeta Express

25/07/2025 19:55

Real Madrid vazhdon të formësojë skuadrën për sezonin e ardhshëm, por një prej lëvizjeve më të përfolura – largimi i Fran García – nuk do të ndodhë. Në një kthesë të papritur, trajneri Xabi Alonso ka vendosur të mbështesë fuqishëm mbrojtësin e majtë, duke i kërkuar klubit që të mos dëgjojë asnjë ofertë për të.

Fran García ishte në qendër të vëmendjes këto ditë, sidomos pas ardhjes së Álvaro Carreras, një tjetër mbrojtës i majtë. Gjithçka dukej se çonte drejt largimit të ish-lojtarit të Rayo Vallecano, por paraformanca mbresëlënëse e tij në Kupën e Botës për Klube ka ndryshuar mendimin e trajnerit. Alonso është bindur se profili i Franit përputhet në mënyrë ideale me sistemin me krahë që ai synon të implementojë.

Edhe pse do të ndajë rolin me Carreras, Fran García ka treguar se është më se i gatshëm të konkurojë për vendin titullar. Aftësia e tij për të mbuluar shumë terren dhe për të kontribuar në sulm i japin atij një vlerë shtesë në sytë e trajnerit. Brenda klubit, tashmë është e pranuar që – deri më sot – Fran nuk do të largohet nga “Santiago Bernabéu”.

Vetë lojtari ka shprehur qartë dëshirën për të qëndruar, duke thënë se është i përqendruar vetëm te puna dhe te mbajtja e fanellës së bardhë. Kjo dëshirë është përkrahur nga një trajner që beson plotësisht në cilësitë e tij.

Vendimi është marrë: Fran García do të jetë pjesë e projektit të Xabi Alonsos. Konkurenca në krahun e majtë pritet të jetë e fortë, por Fran e di që ka fituar besimin e trajnerit – një element kyç në rrugën drejt suksesit me Real Madridin./GazetaExpress/