Nesër seanca e 53-të, Jakaj: Do të ishte pozitive që deri në momentin e fundit të bëhen përpjekje për konstituim - Gazeta Express
string(110) "neser-seanca-e-53-te-jakaj-do-te-ishte-pozitive-qe-deri-ne-momentin-e-fundit-te-behen-perpjekje-per-konstituim"

Lajme

Gazeta Express

25/07/2025 12:49

Nesër seanca e 53-të, Jakaj: Do të ishte pozitive që deri në momentin e fundit të bëhen përpjekje për konstituim

Lajme

Gazeta Express

25/07/2025 12:49

Në ditën e fundit të afatit të përcaktuar nga Gjykata Kushtetuese, për konstituimin e Kuvendit të Kosovës, do të mbahet edhe një seancë, pra nesër me fillim nga ora 14:00.

Në lidhje me këtë, Naim Jakaj nga IKD tha se do të ishte pozitive që deri në momentin e fundit të bëhen përpjekje për konstituim.

“Është pozitive që ai e thirri vazhdimin e 53-të për nesër, për në ora 14:00, nëse dështon edhe në ora 14:00, pozitive do të ishte që të mblidhen edhe në ora 18:00”.

“Deri në momentin e fundit që të bëhet përpjekje për t’u konstituuar Kuvendi, në mënyrë që të mos vijmë në situatat ku Gjykata Kushtetuese mund të prodhojë ndonjë pasojë e cila mund të mos jetë e favorshmë për asnjë parti dhe për asnjë deputet të Kuvendit të Kosovës”, u shpreh tutje Jakaj./Klankosova.