Konflikti me Kamboxhën, Tajlanda refuzon ndërmjetësimin ndërkombëtar: 16 viktima në ditën e dytë - Gazeta Express
string(94) "konflikti-me-kamboxhen-tajlanda-refuzon-ndermjetesimin-nderkombetar-16-viktima-ne-diten-e-dyte"

Lajme

Gazeta Express

25/07/2025 11:28

Konflikti me Kamboxhën, Tajlanda refuzon ndërmjetësimin ndërkombëtar: 16 viktima në ditën e dytë

Lajme

Gazeta Express

25/07/2025 11:28

Tajlanda ka refuzuar përpjekjet e ndërmjetësimit nga vende të treta për të zgjidhur konfliktin që po vazhdon me Kamboxhën, duke insistuar që Phnom Penhi të ndalojë sulmet dhe situata të zgjidhet vetëm përmes bisedimeve bilaterale.

Kështu ka njoftuar ministria e Jashtme e vendit, ndërsa tensionet e ndezura kufitare janë shndërruar në përplasje të hapura në disa pika përgjatë vijës së frontit, me shkëmbim zjarri artilerie për ditën e dytë radhazi.

Shtetet e Bashkuara, Kina dhe Malajzia, që aktualisht kryeson bllokun rajonal ASEAN, kanë ofruar të lehtësojnë dialogun, por Bangkoku po kërkon një zgjidhje bilaterale për konfliktin, ka thënë zëdhënësi i ministrisë së Jashtme të Tajlandës, Nikorndej Balankura, për Reuters.

“Nuk mendoj se kemi nevojë për ndërmjetësim nga vende të treta për momentin,” është shprehur ai.

Raportohet se të paktën 16 persona, shumica e tyre civilë tajlandezë, kanë humbur jetën deri tani në luftimet më të rënda midis fqinjëve juglindorë aziatikë në më shumë se një dekadë.

Kujtojmë se, Kamboxha dhe Tajlanda fajësojnë njëra-tjetrën për nisjen e konfliktit në mëngjesin e së enjtes në një zonë të kontestuar prej më shumë se një shekull.