Sot në Kuvend ishin ambasadorë të vendeve të huaja në vend, përfshirë përfaqësues të Shteteve të Bashkuara, Mbretërisë së Bashkuar, Gjermanisë, Francës, si dhe shefi i Zyrës së BE-së në Kosovë.
Kryesuesi i seancës, Avni Dehari, sërish hodhi në votim Komisionin për votim të fshehtë, i cili prapë s’mori mbështetjen.
Deputetët e partive që dolën në foltore thanë se partia e parë po e shkel Kushtetutën dhe bënë thirrje që të kthehet votimi i hapur.
107 deputetë prezentë në sallë nga të cilët 54 ishin për, asnjë kundër, asnjë abstesnim.
Kryesuesi Dehari tha se meqenëse nesër është dita e fundit kur mund të bëhet edhe një përpjekje për konstituim të Kuvendit brenda afatit kushtetues, seanca e radhës do të mbahet nesër nga ora 14:00.
“Dje jemi njoftuar për vendimin e Gjykatës Kushtetuese për masën e përkohshme. Pra, sipas vendimit të Gjykatës Kushtetuese masa e përkohshme hyn në fuqi më 27 korrik në kohëzgjatje deri më 8 gusht. Duke pasë parasysh që kjo masë hyn në fuqi ditën e diel dhe po ashtu afati prej 30 ditësh për konstituimin e Kuvendit i vendosur nga Gjykata Kushtetuese përfundon nesër, atëherë si kryesues i seancës konstituive dhe si përpjekje për konstituimin e Kuvendit, seancën e radhës do ta mbajmë nesër. Për sot ndërpritet seanca, nesër takohemi në orën 14:00”, tha Dehari./Express/