Në emisionin Pressing në T7, Parim Olluri ka diskutuar për atë që Prokuroria sllovene ia ka deleguar lëndën e Martin Berishajt shtetit serb, pasi Martin Berishaj është shtetas I Serbisë.
Avokati i Martin Berishajt, Tomë Gashi tha se klienti i tij nuk ka pasur asnjëherë nënshtetësi serbe dhe ajo nuk ka të bëjë fare me Martin Berishajn.
“E dëgjova deklarimin e Parimit, ajo cka tha ai 1 miliardë për qind nuk ka të bëjë fare me Martinin. Martin Berisha kurrë nuk ka pasur nënshtesi serbe, në kuptimin pas përfundimit të luftës se para luftës dihet qysh ka qenë situate. Dosja që Parimi po e përmend nuk ka të bëjë fare me Martin Berishajn”, tha ai.