Gazetari Parim Olluri e ka komentuar në Pressing në T7 raportimin për përfitimin e 52 mijë eurove të burrit të deputetës së VV-së, Fitore Pacolli. Për çka tha se “po e shohin që nuk po ndëshkohen”, prandaj “nuk kanë të ndalur”.
Ai u shpreh i shqetësuar se sa shumë ka raportime për afera korruptive të Qeverisë Kurti.
“Njerëzit janë të shokuar me raportimet e shpeshta për hajnitë dhe keqpërdorimet e qeverisë Kurti se në sasi dhe numra janë shumë. Çdo ditë del nga një lajm ku përfshihen në afera korruptive. Këta janë si një grup i hajnave që është në gjendje me hi me rreziku jetën e vetë deri në bankë i armatosur e me maskë për me u pasuru”, tha Olluri në Pressing, transmeton Express.
“Tash një grup i njerëzve që kanë mentalitet të hajnit janë pjesë e institucioneve qeveritare që s’ju duhet as mu armatos, as me ngjitë maskën, as me rreziku jetën. Por përmes printimit të një letre arrijnë me fitu fonde, kështu që këta njerëz s’po kanë të ndalur”, u shpreh Olluri në Pressing
“Te nepotizmi Fitorja s’ka faj se e ka parë që ky veprim nuk është i ndëshkueshëm”, u shpreh ai.