Ylli i Crystal Palace, Eberechi Eze, raportohet se i ka zbuluar miqve të tij se në cilin klub do të transferohet këtë verë, mes interesimit të madh nga Arsenali, Chelsea dhe Bayern Munich.
27-vjeçari pati një sezon të jashtëzakonshëm nën drejtimin e Oliver Glasner, duke shënuar 14 gola dhe dhënë 11 asistime, përfshirë golin vendimtar në finalen e FA Cup ndaj Manchester Cityt – një triumf historik për Palace, që fitoi trofeun e parë të madh në histori.
Pas një sezoni kaq të suksesshëm, nuk është çudi që disa nga klubet më të mëdha të Europës kanë shfaqur interes për të.
Arsenali po kërkon një sulmues të gjithanshëm për të shtuar thellësinë dhe kreativitetin në skuadër.
Tottenhami thuhet se dëshiron ta kombinojë Ezen me Mohammed Kudus.
Bayern Munich, që verën e kaluar mori Michael Olise nga Palace, gjithashtu raportohet së është i interesuar.
Por sipas TBR Football, Eze i ka treguar miqve të ngushtë se ka vendosur të bashkohet me Arsenalin këtë verë.
Pse Arsenali dëshiron ta transferojë Eberechi Eze?
Eze është një sulmues i dëshmuar në Premier League dhe në kulmin e karrierës së tij – kombinim që e bën shumë tërheqës për Mikel Artetën, i cili po kërkon të fitojë më në fund titullin kampion në Angli.
Ai luan kryesisht në krahun e majtë, por priret të futet në mes për të krijuar raste apo për të shënuar.
Mund të shfrytëzohet edhe si zëvendësues i Martin Odegaard në mesfushë, veçanërisht pasi kapiteni norvegjez nuk ishte në formën më të mirë sezonin e kaluar.
Nëse luan në krah, është thelbësore që mbrojtësi i majtë i Arsenalit të ofrojë gjerësi në sulm, pasi Eze do të shkojë drejt qendrës
Çfarë ka bërë Arsenali në këtë afat kalimtar?
Arsenali ka qenë shumë aktiv duke transferuar:
Kepa Arrizabalaga (portier) dhe Christian Nørgaard (mesfushor) janë transferuar si lojtarë për rotacion.
Martin Zubimendi u ble nga Real Sociedad për 60 milionë £ dhe pritet të zëvendësojë Thomas Partey.
Noni Madueke u transferua nga Chelsea për 48.5 milionë £ – një anësor i cili luan kryesisht luan në të djathtë, por edhe në të majtë.
Arsenali ka arritur marrëveshje për të nënshkruar me sulmuesin Viktor Gyökeres nga Sporting CP për 63.8 milionë £ – suedezi ka qenë sensacional në Portugali me 97 gola në 102 ndeshje, edhe pse ekziston skepticizëm për përshtatjen e tij në Angli.
Nëse Eze vërtet i bashkohet Arsenalit, ai do të shtojë një dimension kreativ dhe teknik në sulmin e “Topçinjve”, në një skuadër që duket më e gatshme se kurrë për të luftuar për titullin e Premier League. /GazetaExpress/