Baktere, alga e nitrate si pasojë e djersëve e urinës, analizat e ujit që çuan në mbylljen e pishinës së Gërmisë - Gazeta Express
string(110) "baktere-alga-e-nitrate-si-pasoje-e-djerseve-e-urines-analizat-e-ujit-qe-cuan-ne-mbylljen-e-pishines-se-germise"

Lajme

Gazeta Express

24/07/2025 16:27

Baktere, alga e nitrate si pasojë e djersëve e urinës, analizat e ujit që çuan në mbylljen e pishinës së Gërmisë

Lajme

Gazeta Express

24/07/2025 16:27

Analizat e ujit të pishinës së Gërmisë nga mostra e marrë më 21 korrik kanë konstatuar prani të algave, që janë zhvilluar ty si pasojë e rritjes së nitrateve nga djersët e urina, shkruan Gazeta Express.

Raporti, siç ka mësuar Gazeta Express, tregon se nga analizat e 21 korrikut, prania e nitrateve në ujë ka qenë në dyfishin e vlerave të lejuara.

Përveç këtyre analizave të datës 21, është marrë edhe mostra e dytë në datën 22 korrik, ku është konstatuar se numri i baktereve mezofile është mbi vlerat referente të lejuara.

Bazuar në këto rezultate të analizave, IKSHP ka vendosur mbylljen e pishinës së Gërmisë, me qëllim të mbrojtjes së shëndetit publik, konkretisht shmangien e infeksioneve të syve, veshëve, lëkurës, atyre gastrointestinale dhe infeksione të lëkurës.

Për këto rezultate është njoftuar edhe kompania “Sport Marketing” që menaxhon me pishinën e Gërmisë./GazetaExpress/