Portali “Indeksonline” ka raportuar se disa të rinj në qytetin e Suharekës kanë përdhosur flamurin kombëtar shqiptar.
Në një video të publikuar shihen disa të rinj derisa shkelin flamurin, ndërsa disa të tjerë që e inkurajojnë.
Po ashtu, videoja shfaq ata duke e shkelur flamurin edhe me veturë.
Gazeta Express ka dërguar pyetje në polici në Prizren për të konfirmuar nëse ky rast ka ndodhur në Suharekë dhe nëse janë ndërmarrë veprime hetimore.