Hapat e shpejtë të Shqipërisë drejt BE'së, Maliqi paralajmëron se çfarë mund t'i ndodhë Kosovës me "kufi të fortë" mes dy vendeve - Gazeta Express
string(124) "hapat-e-shpejte-te-shqiperise-drejt-bese-maliqi-paralajmeron-se-cfare-mund-ti-ndodhe-kosoves-me-kufi-te-forte-mes-dy-vendeve"

Lajme

Gazeta Express

24/07/2025 13:48

Hapat e shpejtë të Shqipërisë drejt BE’së, Maliqi paralajmëron se çfarë mund t’i ndodhë Kosovës me “kufi të fortë” mes dy vendeve

Lajme

Gazeta Express

24/07/2025 13:48

Analisti politik Agon Maliqi paralajmëron për rrezikun real që brenda 5-7 viteve kufiri mes Kosovës dhe Shqipërisë, si dhe ai me Malin e Zi, të rikthehet si “kufiri i fortë”, pas shumë vitesh si kufi i padukshëm.

“Ky zhvillim pritet të ndodhë për shkak të integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian dhe pasojave të mundshme që kjo do të ketë për “provincializimin” ekonomik dhe politik të Kosovës”, ka shkruar Maliqi në profilin e tij në Facebook.

Maliqi thekson se nëse Kosova dhe Serbia do të kishin zgjidhur çështjet e tyre 5-10 vjet më parë, Kosova do të ishte tashmë në një rrugë integrimi më të ngushtë me Shqipërinë dhe Evropën.

“Megjithatë, prioritetet e shtetit janë ndryshuar nga politika populiste dhe nacionaliste, duke e lënë vendin larg integrimeve euro-atlantike”.

“Anëtarësimi i Shqipërisë në BE dhe qasja në fonde shumë më të mëdha financiare do të thellojë edhe më shumë hendekun ekonomik mes Kosovës dhe Shqipërisë, ngjashëm me atë që ka ndodhur në dekadën e fundit mes Kroacisë dhe fqinjëve të saj jashtë BE-së. Kapitali kosovar tashmë po e ndjen këtë ndryshim, me rritjen e dukshme të investimeve direkte në Shqipëri gjatë katër viteve të fundit dhe zgjerimin e biznesit kosovar në sektorë të rëndësishëm atje”, ka shkruar ai në Facebook.

Sipas Maliqit, nuk është larg parashikimit që selitë e kompanive kosovare të transferohen në Shqipëri – një vend anëtar i NATO-s dhe me perspektivë reale për BE – duke e kthyer tregun në Kosovë në një treg dytësor dhe periferik.

Ai paralajmëron se qytetarët e Kosovës do të ndjekin këtë trend, duke kërkuar integrimin evropian përmes pasaportës shqiptare apo emigrimit në vendet anëtare të BE-së.

“Kjo do të sjellë si rezultat përfundimtar një “ngujim vullnetar” të Kosovës në hapësirën ekonomike dhe politike të rajonit, të mbajtur peng nga politika izolacioniste dhe sovraniste që ka sunduar vendin për mbi një dekadë”.

Ky skenar për Maliqin është një ironik i hidhur i politikës dhe punës së “patriotëve” që sipas tij, në vend të përparimit, kanë kontribuar në izolimin dhe ngecjen e Kosovës.