Tragjedi në Mal të Zi, babai vret vajzën 2 vjeçare dhe më pas edhe veten, trupat gjenden në shtëpi nga kryefamiljari - Gazeta Express
string(114) "tragjedi-ne-mal-te-zi-babai-vret-vajzen-2-vjecare-dhe-me-pas-edhe-veten-trupat-gjenden-ne-shtepi-nga-kryefamiljari"

Lajme

Gazeta Express

24/07/2025 12:15

Tragjedi në Mal të Zi, babai vret vajzën 2 vjeçare dhe më pas edhe veten, trupat gjenden në shtëpi nga kryefamiljari

Lajme

Gazeta Express

24/07/2025 12:15

Mbrëmë, në afërsi të Nikshiqit në Mal të Zi, ka ndodhur një tragjedi e tmerrshme. Sipas mediave lokale. Z.D, pasi ishte grindur me gruan e tij, kishte marrë vajzën e tij dy vjeçare dhe ishin larguar në drejtim të panjohur, transmeton Express.

Siç raportohet, ai kishte vrarë vajzën e tij dhe më pas kishte kryer vetëvrasje.

 Siç raporton Pink.rs, trupat e babait dhe vajzës u gjetën në Golija, rreth 50 kilometra larg Nikshiqit.

 Në polici rastin e kishte njoftuar babai i Z.D, i cili kishte treguar se në shtëpi ka gjetur trupat e pajetë të djalit dhe mbesës, në qytetin Golija rreth 50 kilometra larg Nikshiqit.

Oficerët e policisë dhe ekipi i Shërbimit Mjekësor të Urgjencës u dërguan menjëherë në vendngjarje, të cilët konfirmuan vdekjen e të dy personave.

Hetimi në vendngjarje është duke vazhduar dhe po drejtohet nga prokurori shtetëror i Prokurorisë së Lartë Shtetërore në Podgoricë.

Masat dhe veprimet policore dhe prokuroriale të ndërmarra deri më tani tregojnë dyshimin se Z.D. ka kryer vrasjen e një fëmije, pas së cilës ka kryer vetëvrasje, duke përdorur armë zjarri./Expres/