Insajderi: Njeriu që e punësoi Albulena Haxhiu emërohet U.d i Institutit të Mjekësisë Ligjore - Gazeta Express
string(92) "insajderi-njeriu-qe-e-punesoi-albulena-haxhiu-emerohet-u-d-i-institutit-te-mjekesise-ligjore"

Lajme

Gazeta Express

24/07/2025 11:30

Insajderi: Njeriu që e punësoi Albulena Haxhiu emërohet U.d i Institutit të Mjekësisë Ligjore

Lajme

Gazeta Express

24/07/2025 11:30

Qeveria e Kosovës ka marrë vendim për caktimin e ushtrues detyre i Drejtorit të Përgjithshëm të Institutit të Mjekësisë Ligjore. Personi që u emërua është Agron Thaqi. I njëjti për një kohë të shkurtër ia doli që të merr pozitë kyçe në IML.

Një vendim të cilin e ka parë Insajderi, figuron se Agron Thaqi u punësua gjatë pushtetit të VV-së.

Thaqi, lidhi kontratë punë me IML-në në vitin 2023, dhe tashmë me vendim të ri të Qeverisë, ai do të jetë në krye të këtij Instituti.

Ai ka kaluar nga Drejtor i Departamentit për Laborator Mjeko-Ligjor në Institutin e Mjekësisë Ligjore në ushtrues detyre i Drejtorit të Përgjithshëm të Institutit të Mjekësisë Ligjore në Ministrinë e Drejtësisë.

Në arsyetim, thuhet se Pozita e Drejtorit të Përgjithshëm në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Ministrinë e Drejtësisë ka kaluar nëpër një procedurë rekrutimi, e cila ka përfunduar pa sukses dhe aktualisht mbetet pozitë e lirë.

“Ushtruesi i detyrës sipas pikës (1) të këtij vendimi obligohet që detyrat dhe përgjegjësit e tij, t’i kryej në pajtim me legjislacionin përkatës në fuqi. Periudha e ushtrimit të detyrës sipas pikës (1) të këtij vendimi fillon nga data 23/07/2025 dhe zgjatë sipas legjislacionit përkatës në fuqi për zyrtarët publikë.Shfuqizohet Vendimi me Nr. 338/2022 të datës 09.12.2022.Obligohet Instituti i Mjekësisë Ligjore për zbatimin e këtij vendimi. Vendimi hyn në fuqi ditën e nënshkrimit”, thuhet në vendim./insajderi.org/