Nura: Limaj e meriton votën e PDK-së, është më i dinjitetshëm se gjysma e deputetëve të Vetëvendosjes   - Gazeta Express
string(100) "nura-limaj-e-meriton-voten-e-pdk-se-eshte-me-te-dinjitetshem-se-gjysma-e-deputeteve-te-vetevendosjes"

Lajme

Gazeta Express

23/07/2025 10:51

Nura: Limaj e meriton votën e PDK-së, është më i dinjitetshëm se gjysma e deputetëve të Vetëvendosjes  

Lajme

Gazeta Express

23/07/2025 10:51

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Jakup Nura, ka thënë se mendon që partia të cilës i takon e voton Fatmir Limajn për kryekuvendar.

Sipas Nurës, Limaj e meriton votën e PDK-së, teksa e ka cilësuar atë si më të dinjitetshëm se gjysma e deputetëve të Vetëvendosjes. 

“Unë thashë se mendoj që Partia Demokratike e voton Fatmir Limajn duke e ditur që ai është më i devotshëm dhe më i dinjitetshëm se gjysma e deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje. Kështu që ne e kemi një qëndrim që vetëm ministrat nuk do t’i votojmë. Famir Limaj do ta meritonte votën e PDK-së”, ka thënë ai. 

Nura ka shtuar se është krijuar një dramë e pakëndshme në Kuvend. 

“Çdo gjëje i ka humbur kuptimi, jemi bërë një dramë e pakëndshme dhe për ne deputetët që hyjmë dhe dalim e nuk bëjmë asgjë këtu”, ka thënë ai.