Në Prishtinë, në 24 orët e fundit, janë raportuar në Policinë e Kosovës dy raste të dhunës në familje.
Sipas raportit 24-orësh të PK-së, rasti i partë raportohet të ketë ndodhur të martën në orën 08:00, ku thuhet se djali ka ushtruar dhunë psikike e fizike ndaj prindërve të tij, i cili është arrestuar.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar për arsye se i njëjti kishte ushtruar dhunë psikike, fizike dhe kishte kanosur prindërit e tij. Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje”, ka thënë PK-ja.
Ndërkaq, rasti i dytë ka ndodhur të martën në mbrëmje, rreth orës 20:30, ku thuhet se një femër është sulmuar dhe kërcënuar nga bashkëshorti i saj.
“Pas intervistimit të palëve, viktimës i është ofruar urdhër mbrojtës dhe në konsultim me prokurorin rasti procedohet në procedurë të rregullt”, ka thënë PK-ja.