Erion Veliaj merret i pandehur, SPAK ia komunikon sot akuzat - Gazeta Express
string(59) "erion-veliaj-merret-i-pandehur-spak-ia-komunikon-sot-akuzat"

Lajme

Gazeta Express

23/07/2025 7:38

Erion Veliaj merret i pandehur, SPAK ia komunikon sot akuzat

Lajme

Gazeta Express

23/07/2025 7:38

Prokuroria e Posaçme (SPAK) pritet t’i komunikojë sot akuzat kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj. Ai dhe avokatët e tij duhet që të paraqiten sot në orën 11:00.

Veliaj ndodhet në paraburgimin e Durrësit, pasi u arrestua më 10 shkurt.

Ai është nën hetim nga SPAK për  korrupsion dhe pastrim parash.

Në të njëjtën dosje janë nën hetim edhe 6 biznesmenë si edhe bashkëshortja e Veliaj, Ajola Xoxa që vijon të paraqitet në SPAK sipas një mase të zbutur nga gjykata nga arrest shtëpie në detyrim paraqitje.

Veliaj ka kërkuar vazhdimisht rrëzim të masës së sigurisë, ndërsa së fundmi Gjykata e Lartë hodhi poshtë rekursin e bërë nga kryebashkiaku.