Një situatë e pazakontë ndodhi në fund të pjesës së parë të përballjes mes Ballkanit dhe Florianas nga Malta, në kuadër të raundit të dytë kualifikues të Ligës së Konferencës. Gjatë ndeshjes në stadiumin “Fadil Vokrri”, ndriçimi u ndërpre për shkak të një problemi me rrymën elektrike.
Për këtë ka reaguar deputeti i LDK-së, Paris Guri, i cili tha që kjo nuk është Kosova që ëndërruam.
“Kjo nuk është Kosova që e duam. Kjo nuk është Kosova që e ëndërruam. Kështu u duke Kosova sot në sytë e gjithë botës; terr”, ka shkruar Guri në Facebook. /Gazeta Express