Kryetari i Podujevës, Shpejtim Bulliqi është i ftuar në “Pressing” të T7, të martën.
Ai është pyetur për akuzat për nepotizëm që nga koha kur është kryetar.
Bulliqi tha se djali i është punësuar në Qendër Studentore në Prishtinë, por ai si kryetar nuk lidhje me Qendrën Studentore. Ai tha se katër fëmijët e tij janë me master dhe nuk duhet të pasivizohen pse babain e kanë kryetar komune.
“Unë nuk jam drejtor i Qendrës Studentëve, as nuk është brenda komunës sime. Unë i kam katër fëmijë, të gjithë janë me mastër të përfunduar dhe nëse dikush mendon që katër fëmijët e mi duhet me u pasivizu për 8 vite, ata duhet me u sanksionu pse baba i tyre është kryetar komune mendoj që kjo nuk është në rregull”, tha Bulliqi.
Por, autori i emisionit “Pressing”, Leonard Kerquki i tha se këto standarde i ka përdorur vetë Lëvizja Vetëvendosje si opozitë.
“Ju keni bërë saktësisht këtë, që absolutisht nuk është në rregull. Por, ju VV e keni bërë këtë nuk keni lë lidhje pa shfytëzu për me bë akuza”, i tha Kerquki.
E Bulliqi tha se vajza e tij, tri herë ka aplikuar në një ministri dhe nuk është pranuar.
“Më tha babi e kam meritu me u pranu”, tha Bulliqi.