Kryetari i Podujevës, Shpejtim Bulliqi, është duke u përballë me gazetarin Leonard Kërquki në Pressing për moskryerjen e disa projekteve nga Qeveria Kurti. Një ndër to, Kërquki e përmendi rrugën Prishtinë-Podujevë, duke i thënë Bulliqit që e njëjta nuk ka përfundu tash e sa vite.
Por, sipas Bulliqit, qeverisë i ka marrë kohë dhe energji puna në veri të vendit.
“Mendoj që veç një punë që e ka kry Albin Kurti, vec sigurimin e integritetit dhe sovranitetit që e ka bo, unë mendoj që Albin Kurti dhe qeveria e tij e ka meritu me pas edhe një mandat. Për herë të parë në këto 25 vite e ki të shtrirë integritetin dhe sovranitetin cep më cep…”, tha Bulliqi në Pressing.
Pjesë nga debati mes tyre:
Kërquki: A ka naj projekt të madh që e ka kry?
Bulliqi: Projekti Prishtinë-Podujëve është duke u kry…
Kërquki: Kur ka nis kjo rrugë?
Bulliqi: Ky projekt ka nis diku 2019-2020.
Kërquki: Sa kilometra janë? Pra 5-6 vjet edhe mos me mujtë me kry një rrugë….
Bulliqi: Ata se kanë bë për 20 vjet….
Kërquki: Bëni ju sa kanë bo ata për 20 vite….