Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) thotë se ofensiva e Izraelit në Gazën qendrore ka kompromentuar përpjekjet e saj për të vazhduar punën, pasi objektet e saj u sulmuan, ka raportuar BBC, transmeton Gazeta Express.
Agjencia e OKB-së akuzoi forcat izraelite për sulmin ndaj një rezidence stafi në qytetin Deir al-Balah të hënën dhe për keqtrajtimin e atyre që strehoheshin atje. Depoja e saj kryesore u sulmua dhe u shkatërrua gjithashtu.
OBSH tha se një nga stafi i saj i ndaluar nga trupat gjatë bastisjes në rezidencë ishte ende duke u mbajtur dhe kërkoi lirimin e menjëhershëm të tyre.
Ushtria izraelite tha se kishte ndaluar “disa individë të dyshuar për përfshirje në terrorizëm” në zonë dhe se shumica u liruan.