Një muaj pas ndarjes tragjike nga jeta të Diogo Jotës, bashkëshortja e tij, Rute Cardoso, ka reaguar për herë të parë në rrjetet sociale me një mesazh prekës dhe emocional.
“Një muaj prejse thamë: ‘Derisa vdekja të na ndajë’. Përgjithmonë, nusja jote,” shkruan Rute në një postim në Instagram, duke kujtuar ditën kur i thanë “po” njëri-tjetrit në altar – vetëm dy javë para tragjedisë që preku thellë botën e futbollit.
Diogo Jota, i cili la pas gruan dhe tre fëmijët e tyre të vegjël, u nda nga jeta në mënyrë të tragjike, duke lënë një boshllëk të madh në jetën e familjes dhe komunitetit sportiv që e donte dhe e respektonte.
Postimi i Rute-s është pritur me dhimbje dhe mbështetje të madhe nga ndjekësit dhe njerëz nga bota e sportit./GazetaExpress/