Mustafa: Serbia ka probleme të brendshme, do të mundohet që krizën ta gjuaj edhe tek shtetet fqinje - Gazeta Express
string(97) "mustafa-serbia-ka-probleme-te-brendshme-do-te-mundohet-qe-krizen-ta-gjuaj-edhe-tek-shtetet-fqinje"

Lajme

Gazeta Express

22/07/2025 7:18

Mustafa: Serbia ka probleme të brendshme, do të mundohet që krizën ta gjuaj edhe tek shtetet fqinje

Lajme

Gazeta Express

22/07/2025 7:18

Kryetari i Partisë Demokratike Shqiptare në Luginën e Preshevës, Ragmi Mustafa, deklaroi se Serbia aktualisht nuk mund të përgatis ndonjë sulm të ngjashëm me Banjskën ose kanalin Ibër Lepencit, kundër Kosovës.

Kjo pasi që sipas tij, Serbia ka probleme të brendshme.

Këtë ai e tha në Edicionin Special në Klan Kosova.

“Të cilat nuk ka kapacitet dhe dije që t’i zgjidh”, tha ai.

Por, Mustafa paralajmëroi rrezikun se aparati shtetëror serb do të mundohet që krizën ta gjuajë edhe tek shtetet fqinje, si Kosova dhe Bosnja dhe Hercegovina.