Humb jetën turisti te Shkëmbi i Kavajës - Gazeta Express
string(39) "humb-jeten-turisti-te-shkembi-i-kavajes"

Lajme

Gazeta Express

21/07/2025 22:41

Humb jetën turisti te Shkëmbi i Kavajës

Lajme

Gazeta Express

21/07/2025 22:41

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Shkëmbin e Kavajës, ku një turist ka humbur jetën pas arrestit kardiak.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 19:00 kur shtetasi Sh. A., 66 vjeç, banues në Maqedoni, dyshohet se ka pësuar arrest kardiak pasi ka hyrë në det e për pasojë ka humbur jetën.

Grupi hetimor vijon punën për dokumentimin e shkakut të humbjes së jetës së 66-vjeçarit./TCH