Më në fund – Unitedi e zyrtarizon Mbeumon - Gazeta Express
string(39) "me-ne-fund-unitedi-e-zyrtarizon-mbeumon"

Sport

Gazeta Express

21/07/2025 21:28

Më në fund – Unitedi e zyrtarizon Mbeumon

Sport

Gazeta Express

21/07/2025 21:28

Manchester United ka konfirmuar transferimin e sulmuesit Bryan Mbeumo nga Brentford, për një shumë që, sipas ESPN, kap vlerën mbi 70 milionë paund (rreth 94 milionë dollarë).

25-vjeçari kamerunas firmos një kontratë afatgjatë me “Djajtë e Kuq” dhe bëhet përforcimi i dytë i verës, pas afrimit të sulmuesit Matheus Cunha nga Wolves.

Mbeumo pritet të bëjë debutimin e tij gjatë turneut parasezonal të United në Shtetet e Bashkuara, ku skuadra e trajnerit Ruben Amorim do të zhvillojë tri ndeshje miqësore në Chicago, New York dhe Atlanta.

Pas gjashtë sezonesh te Brentford, Mbeumo largohet si një prej lojtarëve më të rëndësishëm të klubit, me 70 gola dhe 51 asistime në 242 paraqitje. Gjatë bisedimeve, Brentford kishte bërë të qartë se e vlerësonte Mbeumon më shumë sesa shuma prej 62.5 milionë paund e paguar për Cunha.

Ky transferim është një tjetër sinjal i ambicieve të Manchester United për sezonin e ri, duke përforcuar repartin ofensiv me një lojtar të dëshmuar në Premier League./GazetaExpress/