“Na ka mbetë veç me dalë jashtë me i mbajtë seancat – Dehari po funksionon me dokument ilegal”, Behrami po thotë që ky skenar është i rrezikshëm - Gazeta Express
string(139) "na-ka-mbete-vec-me-dale-jashte-me-i-mbajte-seancat-dehari-po-funksionon-me-dokument-ilegal-behrami-po-thote-qe-ky-skenar-eshte-i-rrezikshem"

Lajme

Gazeta Express

21/07/2025 21:16

“Na ka mbetë veç me dalë jashtë me i mbajtë seancat – Dehari po funksionon me dokument ilegal”, Behrami po thotë që ky skenar është i rrezikshëm

Lajme

Gazeta Express

21/07/2025 21:16

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Artan Behrami, ka thënë në “Pressing” të T7 se kryesuesi i seancës Avni Dehari po funksionon me dokument ilegal.

Ai tha se ky skenar është i rrezikshëm sepse krijon precedent të rrezikshëm për të ardhmen.

Behrami ka thënë se Dehari nuk po e lejon as fjaën, dhe një ditë iu ka mbetur vetëm t’i mbajnë jashtë seancat.

“Që për 50 seanca z. Dehari me mbështetje të VV ka marrë peng Kuvendin, ju e keni pa, nuk është analogji e duhur, por pamjet e tillë neve na ka mbetur një ditë veç me dlaë jashtë, si dikur deputetët e viteve 90’ta edhe me i mbajtë seancat jashtë”.

“Ku e kanë marrë këtë skenar të dytë për këtë komision, ai është dokument ilegal me të cilin funksionn z. Dehari nuk është dokument i Kuvendit”, ka thënë Behrami. /Gazeta Express