Klubi anglez i vihet pas Leart Paqaradës - Gazeta Express
string(40) "klubi-anglez-i-vihet-pas-leart-paqarades"

Sport

Gazeta Express

21/07/2025 18:30

Klubi anglez i vihet pas Leart Paqaradës

Sport

Gazeta Express

21/07/2025 18:30

Bristol City është e interesuar për transferimin e mbrojtësit të majtë të Kolnit, Leart Paqarada, sipas raportimeve nga “Kicker”.

Sipas medias gjermane, trajneri i Bristolit, Gerhard Struber, “e njeh mirë” futbollistin, duke pasur parasysh kohën kur të dy punuan së bashku te 1. FC Köln.

Në këtë fazë, e ardhmja e Paqaradës në Gjermani mbetet e pasigurt.

“Gerhard Struber ka hedhur sondazhe për Leart Paqaradan te klubi i tij i ri, Bristol City. Struber e njeh mbrojtësin e majtë mirë nga koha e përbashkët te Köln. Mundësia që 30-vjeçari të largohet nga skuadra e sapo-promovuar në Bundesligë nuk përjashtohet. Në çdo rast, Köln ka nevojë për më shumë alternativa në krahun e majtë për shkak të mungesës së thellësisë në skuadër,” thuhet në raportimin e “Kicker”.

Paqarada, 30 vjeç, është në vitin e fundit të kontratës me Kölnin dhe klubi rrezikon ta humbasë falas në qershor të vitit 2026 nëse nuk e shet tani ose në afatin dimëror – për sa kohë ai nuk rinovon kontratën.

Mbrojtësi i kombëtares së Kosovës, me 28 paraqitje ndërkombëtare, iu bashkua Kölnit në vitin 2023 dhe kontribuoi në rikthimin e tyre në Bundesligë sezonin e kaluar.

Karrierën e tij e nisi si i ri te Werder Bremen dhe Bayer Leverkusen, përpara se të transferohej te SV Sandhausen në vitin 2014, ku qëndroi për gjashtë vite, duke regjistruar 159 ndeshje dhe pesë gola. Më pas kaloi te FC St. Pauli, ku luajti në 102 ndeshje, përpara se të firmoste me klubin aktual./GazetaExpress/