Vdekja e dy punëtorëve në Gjakovë, Haradinaj thirrje që ndërmarrësit të rrisin sigurinë - Gazeta Express
string(86) "vdekja-e-dy-punetoreve-ne-gjakove-haradinaj-thirrje-qe-ndermarresit-te-rrisin-sigurine"

Lajme

Gazeta Express

21/07/2025 18:30

Vdekja e dy punëtorëve në Gjakovë, Haradinaj thirrje që ndërmarrësit të rrisin sigurinë

Lajme

Gazeta Express

21/07/2025 18:30

Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka reaguar për vdekjen e dy punëtorëve sot në Gjakovë, duke thënë se “humbja e jetës në përpjekje për të siguruar bukën e gojës është një tragjedi e madhe për familjet, por edhe për gjithë shoqërinë tonë”.

Në reagimin e bërë Haradinaj shkruan:

“Lus ndërmarrësit kosovarë që të rrisin nivelin e sigurisë fizike të punëtorëve në çdo vend pune. Për organet shtetërore, ky rast duhet të shërbejë si alarm për të rritur përgjegjësinë institucionale dhe për të garantuar zbatimin e plotë të ligjeve që mbrojnë punëtorin”.

“Ndaj dhimbjen me familjet e viktimave, me kolegët e tyre dhe me gjithë qytetarët e Gjakovës”, përfundon ai.