I thanë se po dëshiron vëmendje, Koci: Mund të dal në televizion çdo ditë, por i refuzoj ftesat - Gazeta Express
string(92) "i-thane-se-po-deshiron-vemendje-koci-mund-te-dal-ne-televizion-cdo-dite-por-i-refuzoj-ftesat"

Lajme

Gazeta Express

21/07/2025 17:44

I thanë se po dëshiron vëmendje, Koci: Mund të dal në televizion çdo ditë, por i refuzoj ftesat

Lajme

Gazeta Express

21/07/2025 17:44

Avokati Arianit Koci tha se nuk ka vendosur ende nëse rruarja e flokëve sot para Kuvendit do të jetë akti i fundit i protestës së tij të vazhdueshme ‘online’ dhe fizikisht për ngërçin politik.

Ai tha në Frontal në T7 se e ka “prishur” pushimin, për të protestuar sot.

“Pushimin e kam prishë për shkak të kësaj proteste, se tash unë kisha qenë diku, siç kam qenë vjet”, tha Kovi.

Avokati tha se shpreson se nuk do të ketë më nevojë për akte të tilla proteste prej tij.

“Unë shpresoj që ka përfundu. Besoj që tash do ta gjejnë zgjidhjen këta. S’ka me pasë më nevojë. Kjo është dëshira ime”.

I pyetur për komentet në internet se ai i preu flokët për të marrë vëmendje, Koci tha se po ta donte atë, ka mundësinë të paraqitet në media çdo ditë.

“Sa për vëmendjen, sonte bukfalisht jam i ftuar në të gjitha televizionet dhe nuk ka natë që s’më ftojnë me qenë mysafir. Unë vazhdimisht refuzoj se ndonjëherë po e ndjej veten që jam i ekspozuar më shumë sesa po kam dëshirë të ekspozohem publikisht e medialisht”.

“Me vite të tëra, unë mundem çdo ditë me dalë në televizion”, tha ai.