Presidenti rus Vladimir Putin ka nënshkruar të hënën një dekret të ri që kërkon miratimin e Shërbimit Federal të Sigurisë (FSB) për çdo anije që hyn në portet ruse nga jashtë vendit.
Dekreti, i publikuar në portalin zyrtar të qeverisë, përcakton se hyrja e anijeve nga porte të huaja drejt porteve ruse do të kryhet vetëm me leje të kapitenit të portit, të dakordësuar me një zyrtar të FSB-së.
The Moskoë Times raporton se masa ka hyrë në fuqi menjëherë pas publikimit të dekretit, ndërsa nuk është dhënë ndonjë arsye për vendimin e marrë.
Në anën tjetër, sipas agjencisë shtetërore ruse TASS, më parë këto rregulla për hyrjen e anijeve përcaktoheshin nga ministria e Transportit, megjithatë, për portet pranë bazave detare ruse, tashmë zbatoheshin procedura të veçanta.