Rumania nënshkruan marrëveshje armësh me Izraelin: 2 miliardë euro për sisteme mbrojtjeje ajrore - Gazeta Express
string(95) "rumania-nenshkruan-marreveshje-armesh-me-izraelin-2-miliarde-euro-per-sisteme-mbrojtjeje-ajrore"

Lajme

Gazeta Express

21/07/2025 17:16

Rumania nënshkruan marrëveshje armësh me Izraelin: 2 miliardë euro për sisteme mbrojtjeje ajrore

Lajme

Gazeta Express

21/07/2025 17:16

Ministria e Mbrojtjes së Rumanisë ka njoftuar se vendi ka nënshkruar një marrëveshje kornizë me kompaninë izraelite Rafael Advanced Defense Systems për blerjen e sistemeve Shorad-Vshorad, me vlerë mbi 2 miliardë euro (rreth 2.3 miliardë dollarë).

Bëhet e ditur se marrëveshja vjen në kuadër të përpjekjeve të shteteve evropiane për të rritur shpenzimet për mbrojtjen, veçanërisht pas pushtimit të plotë të Ukrainës nga Rusia në vitin 2022 dhe presionit të vazhdueshëm nga presidenti Donald Trump.

Si një anëtare e Bashkimit Evropian dhe NATO-s që kufizohet me Ukrainën në një vijë prej 650 kilometrash, Rumania ka qenë e ekspozuar ndaj rreziqeve të sigurisë, përfshirë edhe rënien e copave të dronëve rusë në territorin e saj gjatë sulmeve ndaj porteve ukrainase.

Sipas marrëveshjes, Reuters raporton se do të nënshkruhen tre kontrata shtesë për të blerë gjashtë sisteme të integruara anti-ajrore, të cilat do të përfshijnë gjithashtu stërvitje, municion dhe mbështetje logjistike.

Bëhet e ditur se afati i marrëveshjes kornizë është shtatë vjet, ndërsa dy sistemet e para Vshorad pritet të dorëzohen brenda tre vitesh nga nënshkrimi i kontratës së parë.